Zv.ministrja Elezi merr pjesë në konferencën regjionale për faktoring, si mënyrë alternative për financim

Zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi pritet që të merr pjesë në konferencën regjionale për faktoring, si mënyrë alternative për financim te bizneseve. Ndërkohë që të pranishëm në panel diskutimi do të jenë edhe zv.kryeministri Koço Angjushev, përfaqësuesi i USAID znj. Gretchen Birkle, anëtari i komitetit ekzekutiv i Factor Chain International z. Panos Papateodoru.

Ndërkohë që fjalë rasti në këtë konferencë do të ketë edhe znj. Betul Kurtuls drejtoreshë e Factor Chain International, kurse në konferencë do të diskutohet mbi atë se çfarë është faktoring, prodhimi dhe lloji, mekanizmi i faktoringut jashtë kufijëve, roli i faktoringut në eksport dhe import.

Gjithashtu pjesë e diskutimit do të jenë edhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet industria financiare në huamarrje, inovacioni dhe sigurimi i sa më shumë zgjidhjeve financiare për MSP, e në këtë pjesë të debatit të pranishëm do jenë edhe Suzana Tunteva kryetare e bordit drejtues të Factor Trust, Darko Giçev zv.drejtor i sektorit koperativ bankar në Stopanska Banka, Daniela Lopiçiq drejtoreshë ekzekutive e Faktor Shpk Beograd si dhe Dejan Barbutovski drejtor i Faktoring Sloveni.

Please publish modules in offcanvas position.