Angellovska-Bezhoska dhe Tevdovski në dialog ekonomik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

 Guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, sot, në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel marrin pjesë në Dialogun ekonomik dhe financiar mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Ngjarja çdo vit mbahet më suaza të shqyrtimit të Programit për reforma ekonomike të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Ai paraqet takim përfundimtar për vlerësimin vjetor të politikave makroekonomike dhe prioriteteve strukturore, në të cilin nga njëra anë marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Komisioni evropian dhe Banka qendrore evropiane dhe ministritë kompetente nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.  Në Dialogun e sivjetmë do të prezantohen vlerësimet e vendeve për përmbushjen e udhëzimeve të BE-së dhënë vitin e kaluar lidhur me pjesëmarrësit e ngjarjes për t’i miratuar konkludimet e përbashkëta nga cikli i sivjetmë i shqyrtimit të Programit.Është paraparë në suaza të ngjarjes të mbahet edhe diskutim tematik për reformat strukturore që do t’i zbatojnë vendet kandidate për anëtarësim në BE, me qëllim të tërheqjes së më shumë investimeve të huaja të drejtpërdrejta  dhe përforcimit të ekonomive të veta. Ministri i Financave dhe guvernatorja do të kenë fjalime dhe do të marrin pjesë në diskutim. Guvernatorja do të flasë për kontributin e bankës qendrore në këtë domen tek ne, si përmes mbajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, ashtu edhe përmes përfshirjes në reformat në sferën financiare.

Please publish modules in offcanvas position.