Në vitin 2018 qytetarët kanë paraqitur bruto të ardhura prej mbi 309 miliardë denarë, më i pasuri është një qytetare nga Shkupi

Në vitin 2018 qytetarët kanë paraqitur bruto të ardhura prej mbi 309 miliardë denarë, më i pasuri është një qytetare nga Shkupi

Qytetari më i pasur në shtet është një banore e Shkupit, e cila, në vitin 2018 ka realizuar edhe fitimin më të madh kapital në 10 vitet e fundit.

Bruto të ardhurat që i ka paraqitur janë 1.056.992.055 denarë. I dyti në listë me bruto të ardhura të realizuara vjetore prej 453.517,731 denarë është po ashtu banor i Shkupit. Në dhjetë të parët me bruto të ardhura të paraqitura më të larta në vitin 2018 janë edhe një banor i Gjevgjelisë, një nga Strumica dhe një nga Tetova.

Këto janë të dhënat që sot në konferencë për shtyp i ka kumtuar drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Llukarevska.

SH 49d32

Sipas të dhënave të prezantuara, bruto rroga më e lartë vjetore është paguar në sektorin shëndetësi me vlerë 183.806.532 denarë, ndërsa në listën me bruto rroga më të larta kanë edhe rrogat e paguara në sektorin tregti me duhan dhe prodhime të duhanit, programim kompjuterik, prodhim të prodhimeve nga metali, barnatore dhe ndërtim të objekteve banesore dhe jobanesore.

Një qytetar i Shkupit ka realizuar fitim më të lartë personal në bazë tjetër me vlerë prej 119.268.921 denarë.

Në vitin 2018 është realizuar vlera më e lartë e fitimit kapital në 10 vitet e fundit nga ana e një qytetari në Shkup me vlerë prej 841.164 mijë denarë. Në bazë të dividendave dhe të ardhurave tjera nga pjesëmarrja në fitimin, shkupjani ka paraqitur fitim prej 407.262.693 denarë. Te realizuesit e pavarur të veprimtarive, dominojnë ata nga Shkupi me të ardhura, prej të cilave vlera më e lartë është 46.024.172 denarë. Në top dhjetë të radhitur janë edhe avokatë, noterë, përmbarues dhe hotelierë.

Nga lojërat e fatit, në Shkup është paraqitur një person me bruto të ardhura të paraqitura prej 53.611.1897 denarë.

Banori më i vjetër që ka realizuar të ardhura prej mbi një milionë denarë në vitin 2018 ka pasur 99 vjet, ndërsa mbi 10 milionë denarë.

Nga viti i kaluar Drejtoria për të ardhura publike dorëzon deri te qytetarët paraqitje të plotësuar tatimore vjetore, të cilën qytetarët duhet ta konfirmojnë dhe nëse ka nevojë ta korrigjojnë.

Nga 1 janari vitin e kaluar është vendosur procedura e re për paraqitje dhe llogaritje të tatimit personal të të ardhurave me parashtrimin e llogaritjes elektronike për të ardhura dhe tatim deri DAP përmes sistemit e-Personalen danok e- pdd.ujp.gov.mk.

Please publish modules in offcanvas position.