Do të bëhet gjithçka që nevojitet për eksport të papenguar, konkluduan Drejtoria e doganave dhe eksportuesit

Sa më shpejtë të lirohen korridoret për sigurimin e papenguar të lëvizjes së repromaterialeve, lëndës së parë dhe prodhimeve të gatshme eksportuese, e për ndihmë të ekonomisë, nëse duhet të ndërmerren edhe masa jostandarde. Kjo ishte porosia nga takimi i punës së 20-të eksportuesve më të mëdhenj në vend me drejtorin e Drejtorisë doganore, Gjoko Tanasoski, që organizoi Oda ekonomike e Maqedonisë.

Eksportuesit porositën që, sipas shembullit të Shtabit të krizës në nivel shtetëror, i cili e koordinon ballafaqimin me gjendjet vijuese, të formohet edhe komitet ekonomik i krizës, ku do të përfshihen drejtpërdrejtë afaristë nga industritë kyçe, dhe në nivel ditor të veprohet për ballafaqimin me çështjet e hapura për punë të papenguar të ekonomisë.

“Ekonomia është e ballafaquar me një nga sfidat më të mëdha dhe duhet të ndërmerren masa të mëdha, madje edhe jostandarde, që të sigurohet puna e papenguar. Duhet të reagohet shpejtë për përkrahje të tërë sektorit privat, e jo vetëm të sektoreve, të cilat deri tani janë goditur. Edhe krahas problemeve individuale, me të cilat ballafaqohen të gjithë faktorët në ekonominë e vendit, nevojitet të gjendet zgjidhje e përbashkët se si të ruhen punëtorët, të cilët ekonomia edhe ashtu vështirë i gjen, dhe maksimalisht të ndihmohet në kushte të tilla, ku sundon pasiguria dhe druarja mes njerëzve”, kumton Oda duke i transmetuar konkludimet nga takimi.

Prej aty shtojnë edhe se për çdo ditë duhet të ndiqet situata dhe për çdo ditë të arrihet deri te zgjidhje të reja, të cilat do t’i përgjigjen situatës aktuale, që ndërrohet në nivel ditor. Për përgjigje të këtyre sfidave duhet të jenë në dispozicion të gjitha resurset.

Eksportuesit i kanë përshëndetur përpjekjet e Drejtorisë doganore dhe angazhimin e shërbimeve të tyre që të mundësohet qarkullim maksimal të mallrave, si dhe aktiviteve të cilat ndërmerren që të përshpejtohet dhe thjeshtëzohet dhënia e lejeve të posaçme, që i jep Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror.

Në takimin u diskutua dhe për gjendjen aktuale në industrinë e automobilave, ku si rezultat të mbylljes të reparteve mbarë Evropën dhe zvogëlimit të porosive, është paralajmëruar ndërprerje e prodhimit të një pjese të madhe të kapaciteteve në vendin tonë.

Please publish modules in offcanvas position.