Bankat në Maqedoni të gatshme të ofrojnë kushte të volitshme për shlyerjen e kredive

Shoqata e Bankave të Maqedonisë njofton se anëtarët e saj janë të gatshëm të plotësojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve dhe kompanive që përballen ose do të përballen me pamundësi për pagesën e kredive.

Ata i vlerësojnë si pozitive masat e fundit të Bankës Popullore, të cilat sipas tyre, ofrojnë lehtësim dhe stimul domethënës për të vepruar më shpejt dhe me efikasitet në bazë të kërkesave të të gjithë atyre huamarrësve që duhet të ndryshojnë përkohësisht kushtet e pagesës së detyrimeve të kredisë ndaj bankave dhe shtëpive të kursimit.

“Për të eliminuar çdo dyshim dhe spekulim, dëshirojmë të sqarojmë se këto masa nuk nënkuptojnë një moratorium për shlyerjen e huave ndaj bankave dhe shtëpive të kursimeve, por ofrojnë një mundësi për të përmbushur shpejt dhe me efikasitet të gjithë ata që janë aktualisht në nevojë dhe do të kenë nevojë në muajt në vazhdim”.

“Ne të gjithë jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe e kësaj ekonomie dhe për këtë arsye është e nevojshme të menaxhojmë me kujdes burimet në dispozicion të ekonomisë sonë në mënyrën më të mirë që të mundemi për të përballuar me problemet dhe kur të kalojë kjo krizë ne do të vazhdojmë me pasojat më të pakta të mundshme për çdo familje, kompani, sistemiin tonë ekonomik dhe financiar dhe shoqërinë në përgjithësi. Anëtarët tanë, bankat, shtëpitë e kursimit dhe Byroja e Kredive në Maqedoni do të japin kontributin maksimal në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e shoqatave të bankës.

Please publish modules in offcanvas position.