“Alkoloid” dhuron 200.000 euro dhe i ulë çmimet e 158 prodhimeve nga asortimenti i tyre

Alkaloid SHA Shkup njoftoi sot se dhuron 12.300,000 denarë (200,000 euro) në një llogari të veçantë donatorësh e formuar nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim të menaxhimit të krizës shëndetësore dhe se i ulë çmimet e 158 produkteve të saj që aktualisht janë në listën e nevojave për çdo familje: markat farmaceutike “Analgin”, “Kafetin”, “Prokulin”, “Betadin” “Acerola”,” Blokmaks”, “Bronles” ilaçet për uljen e temperaturës së trupit, produkte të caktuara medicinale ndihmëse, vitamina të ndryshme dhe shtesa ushqimore, mjetet për pastrim nga koleksioni “Glos”, të gjitha mjetet dezinfektuesit, antiseptikët, mjetet antibakterialë dhe produkte të tjerë të ngjashme.

Informacionin për uljen e çmimeve për këto produkte, thonë nga kompania, është dërguar te të gjithë palët e interesuara në zinxhirin e shpërndarjes (shitësit me shumicë, farmacitë, shpërndarësit dhe zinxhirët më të mëdhenj të marketeve) dhe presim që të njëjtat ulje të kalojnë te përdoruesit përfundimtarë.

Tashmë dy javë “Alkaloid SHA Shkup funksionon në kushte jashtëzakonisht turbulente. Përpiqemi të sigurojmë rezerva të produkteve që nuk janë biznesi ynë kryesor por aktualisht janë thelbësore për të gjithë; ne përballemi me sfida të mëdha logjistike në kushte të kufijve të mbyllur, lëndëve të para të bllokuara dhe të shtrenjtuar dhe paketimit; çdo ditë marrim vendime që kanë shumë rëndësi për kompaninë, duke vendosur theks në prioritetin e lartë shëndetin e njerëzve, informojnë nga kompania.

E gjithë kjo, thonë ata, po ndodh kur më shumë se 200 nga punonjësit tanë që u përkasin qytetarëve në rrezik mungojnë nga puna, kështu që ne duhet të mbushim vendet e lira të punës në repartet prodhuese me staf administrativ.

Apelojmë deri te të gjithë banorët e Maqedonisë t’i ndjekin me përgjegjësi të madhe dhe t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë me qëllim që të parandalohet skenari më i keq i mundur.

Please publish modules in offcanvas position.