MF: Me vendim të Qeverisë rregullohet që secila firmë të mund të dorëzojë fatura në rrugë elektronike

Me vendimin e sjellë nga Qeveria, ndërsa në drejtim të parandalimit të Kovid 19, mundësohet që secila firmë të jap fatura në formë elektronike, PDF, pa dallim nëse është nënshkruar me certifikatë digjitale ose jo, deri te klientët e vetë, kumtuan nga Ministria e Financave.

Nga Ministria potencojnë se në këtë mënyrë kompanitë do të lirohen nga nevoja për t’i shtypur dhe dorëzuar faturat në kushte të resurseve të zvogëluara dhe në mënyrë shtesë do të stimulojë ndryshimin e zakoneve në të ardhmen.

“Nëse kompania posedon email apo kontakt telefon nga blerësi do të mund të fillojë t’ia dërgojë faturat në rrugë elektronike. Nëse nuk posedon do të vazhdojë t’i dërgojë në formë të shtypur përmes postës të atyre pranuesve. Pranuesi i faturës, nëse nuk dëshiron të marrë llogari/faturë në rrugë elektronike në afat prej 10 ditëve nga pranimi do të mund të informojë se dëshiron në formë letre. Nëse nuk përgjigjet do të vlerësohet se është dakorduar. Fatura në formë elektronike do të duhet t’i përmbajë të gjitha elementet për çmimet e TVSH”, sqaruan nga Ministria e Financave.

Nga Ministria gjithashtu informojmë se forma e shtypur e faturave për ato qytetarë dhe firma që e preferojnë do të mbetet edhe mëtej e hapur.