Paunovski: Limonë ka, qytetarët të mos bëjnë panik, ndërsa tregtarët të mos manipulojnë me çmimet

Qytetarët nuk duhet të bëjnë panik, pasi ka limonë dhe fryte jugore të tjera, ndërsa tregtarët me shumicë dhe shitësit me pakicë të mos përpiqen të manipulojnë me çmimet. Ata duhet të respektojnë kufirin e rënë dakord prej 10 për qind, në fakt 15 për qind, porositi sot Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Ai theksoi se çmimi i limonëve duhet të jetë 70 deri 110 denarë, siç ishte deri më 11 mars. Qytetarët, të cilët, kur lajmërojnë, duhet të jenë specifikë, duke treguar saktësisht se për cilin objekt- shitjeje bëhet fjalë, në cilën rrugë dhe numër. Për këtë, nënvizon Paunovski, shërben numri 191.

“Çmimi i limonëve është ulur tek të gjithë shitësit me pakicë pas kontrolleve deri të premten. Kemi problem me importuesit, shitësit me shumicë. Kontrollet janë duke vazhduar, dy prej tyre tashmë janë gjobitur. Ne kemi rritur çmimin e importit. Tregtarët e mëdhenj që, për fat të keq, janë vetëm katër, e dinë që çdo mospërfillje ndaj çdo vendimi të qeverisë do të thotë masa të reja, më rigoroze. Prandaj, u bëjmë thirrje atyre që të respektojnë vendimin dhe diferenca më e lartë për të qenë e vetme, 10 për qind, siç është përcaktuar. Të mos bëhen manipulime. Dyqanet, nga ana tjetër, të mos përpiqen të vendosin çmim më të lartë se ai me diferencën prej 15 për qind”, theksoi Paunovski.

Në rast të tillë, tha ai, inspektorët duhet të fillojnë të ndëshkojnë dhe kjo nuk do t’i sjellë dobi askujt, as qytetarëve dhe as shtetit.

“Deri më tani janë mbi 100 padi tek gjykata, por qytetarët nuk kanë përfitim nga kjo. Prandaj, apeli është që të respektohen vendimet për të kapërcyer pa dhimbje krizën”, tha drejtori i Inspektoratit.