Bekteshi: Pakot ekonomike kapin vlerën e 550 milion eurove

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se qeveria ka miratuar pakot për rimëkëmbjen e ekonomisë pas krizës së shkaktuara nga Covid-19 që kapin shifrën e 550 milion eurove.

“Vlera totale e masave nga pakoja e parë dhe pakoja e dytë arrin shumën prej 200 deri në 250 milion euro ose diku mbi 2% të Prodhimit Bruto Vendor(PBV), duke e shtuar pakon e tretë që tashmë e kemi miratuar, shuma arrin 550 milion eurove ose 5 deri në 5.5% të PBV-së”, pohoi Bekteshi.

MK 2ebf8

ANGELLOVSKA: ANALIZA E AKCIZËS EKSTRA TË LEHTË E PËRPUNUAR, NGA REZULTATET DO TË NDËRMERREN HAPA PËR ZGJIDHJE SISTEMORE

Analiza e akcizës për lëndë djegëse ekstra të lehtë është përgatitur nga Drejtoria e Doganës dhe ne presim që gjatë javës së ardhshme të kemi një mbledhje të përbashkët dhe t’i shikojmë rezultatet dhe t’i ndërmarrim hapat e duhur për zgjidhje sistemore, deklaroi Ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për problem, gjegjësisht diçka që ndikon në mjedisin tonë dhe se ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave të gjera.

Ministria e Ekonomisë ka përpunuar një rregullore për rritjen e cilësisë së naftës ekstra të lehta. Këtu duhet të bëjmë rregullime shtesë dhe po punohet në këtë. Unë besoj se Ministria e Ekonomisë së shpejti do të jetë në gjendje ta dorëzojë atë rregullore në Qeveri”, deklaroi Angellovska.

MK_d0e4b.jpg

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se kur u miratua vendimi për rritjen e akcizës së karburanteve, e cila i referohet karburantit ekstra të lehtë, nuk u vendos mekanizëm nëse çmimet e naftës në bursat botërore rriten për ta zvogëluar akcizën e ekstra të lehtës.

“Kështu që është fikse rritja e akcizës. Sa i përket shtesës ekstra të lehtës, duhet të bëhen analiza të hollësishme mbi të. Ministria e Ekonomisë është afër përfundimit të përgatitjes së rregullores. Tashmë e kemi edhe draftin përfundimtar së bashku me Komisionin Rregullator Energjetik. Sa i përket cilësisë së karburanteve me ndryshimet më të fundit në Ligjin për energji, KRE gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm”, shpjegoi Bekteshi.

Sipas tij, një muaj mund të mos jetë i mjaftueshëm për analiza të tilla.

“Të gjitha institucionet punojnë në mënyrë të shpejtë për të pasur një vendim, ku të gjithë ata që përdorin aktualisht ekstra të lehtë të jenë të informuar me kohë. Siç e dini, ekstra e lehtë mund të përdoret vetëm nga tetori deri në prill, ndërsa gjatë muajve të tjerë edhe me zgjidhjet ligjore ekzistuese nuk ka të drejtë të përdoret”, deklaroi Bekteshi.