Bekteshi: Fillimisht do të hapen vetëm kafenetë që kanë tarraca

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi në konferencën e sotme për shtyp tha se vendimi për hapjen e objekteve hotelerike dhe gastronomike vlen vetëm për ata objekte që kanë tarraca.

“Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë tashmë kanë marrë vërejtje nga përfaqësuesit e Odave Gastronomike mbi protokollet e dorëzuara deri tek ata. Tashmë kemi vendosur që nga nesër të hapim ambientet e hotelerisë, por kjo vlen vetëm për ata që kanë tarraca dhe hapja do të bëhet në përputhje me protokollet për hapësirë, dezinfektim dhe sjellje nga klientët dhe pronarët”, theksoi Belteshi.

Ministri Bekteshi theksoi se kanë marrë vërejtje nga përfaqësuesit e gastronomisë mirë po për momentin do të respektohen vendimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, respektivisht do të hapen vetëm objektet që kanë tarraca. Bekteshi tha se sipas vendimit kafenetë do të mund të punojnë deri në ora 20:00, me maksimum 4 persona në tavolinë.

“Vendimi është që të punojnë vetëm ata objekte që kanë tarraca dhe që respektojnë distancën.Kemi pasur protokoll nga ana e Komisionit për Slmundje Ngjitëse që duheshte të zhvillohej në tre faza. Për miratimin e vendimit të djeshëm, ne respektuam propozimin e Komisionit për fazën e dytë, ku sipas protokollit është planifikuar të hapen vetëm ato objekte hotelerike që kanë tarraca. Pothuajse 99% e të gjitha që janë dhënë nga Komisioni gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë pranuar nga qeveria, kështu që vendosëm edhe këtë herë të respektojmë propozimin e Komisionit. Ne do të monitorojmë situatën, nëse respektohen protokollet dhe rekomandimet e miratuara në seancën e djeshme, gradualisht do të hapim edhe objektet që janë mbyllur”, pohoi Bekteshi.