Hotelierët në çdo moment i presin protokollet, shpresojnë në ndryshime

Hotelierët nesër duhet t’i hapin tarracat, në çdo moment presin t’i marrin protokollet për punë nga kompetentët. Thonë se masat tek së pari do t’i respektojnë, por megjithatë shpresojnë në ndryshime në pajtim me kërkesat e tyre.

“Sot presim çdo moment zyrtarisht t’i marrim protokollet. Kemi informacione se ka ndryshime sipas kërkesave tona. Është e sigurt se nuk do të përfitojmë, por mund ta bëjmë pozitë më të mirë që të kemi më pak humbje nëse ka masa më të arsyeshme”, thotë nënkryetari i Odës turistike-hotelierike pranë Lidhjes së Odave ekonomie, Martin Angelovski.

Sipas Odës ekonomike të Maqedonisë, në procesin partner me Qeverinë është marrë propozim në bazë të së cilit janë definuar masat parandaluese. Biznesi i ka nxjerrë vërejtjet dhe tani pret të shohë çka është miratuara prej tyre. Koha do të tregojë, janë të drejtpërdrejtë nga Oda, nëse protokollet do të reflektojnë ndaj punës së hotelierëve.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se Qeveria tani më i ka marrë vërejtjet nga odat për protokollet.

Shkurt informoi edhe se objektet hotelierike do të jenë të hapura, gjegjësisht do të punojnë deri në orën 20:00. për një tavolinë në tarracë do të duhet të sigurojnë sipërfaqe prej dhjetë metrave katrorë, ndërsa në çdo tavolinë do të mund të ulen maksimum katër persona.

Për shkak të koronavirusit, objektet hotelierike nuk kanë punuar dhe tërësisht janë mbyllur rreth dy muaj e gjysmë. Humbjet, sipas vlerësimeve të sektorit, janë dhe do të jenë të mëdha, ndërsa do të duhet edhe periudhë më e gjatë për rimëkëmbje të plotë.