Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Për gjysmë denari nga mesnata ulet çmimi i derivateve të naftës, ka vendosur kështu Komisioni rregullator për energjetikë.

Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme shtatë ditore EUROSUPER 95 do të shitet me çmim prej 57 denarëve për litër, EUROSUPER 98 me çmim prej 59 denarëve për litër, ndërsa çmimi i ri i dizelit do të jetë 49 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lirë për amvisëri mbetet i njëjtë, ndërsa çmimi i mazutit ulet për 0,167 den për kilogram dhe si do të shitet me çmim prej 23,260 denarë për kilogram.

Me vendimin e ri të KRRE bëhet ulje e çmimeve të derivateve të naftës mesatarisht për 0,69 për qind, që ka të bëjë me uljen e çmimit të derivateve të naftës në tregun botëror.