MPPS: Të sëmurët kronikë, shtatzënat dhe prindërit e fëmijëve nën 10 vjeç, mbeten të liruar nga puna

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se personat e sëmurë kronikë, prindërit e fëmijëve të moshës deri 10 vjeç ose në mënyrë aktive të klasës së katërt, gratë shtatzëna, prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara që përdorin qendër ditore, njerëzit që shkojnë në punë të shoqëruar, persona që lëvizin me karrocë invalidore dhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale mesatare deri të rënda, janë të liruar nga puna ose kanë mundësinë të punojnë edhe nga shtëpia.

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut vazhdoi masën për lirimin nga puna të kategorive të përmendur të qytetarëve derisa Komisioni për Sëmundje Infektive përgatit protokollet e duhura për punë, veprim dhe sjellje për këto kategori të qytetarëve.Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se punëdhënësit kanë detyrim të respektojnë masën për lirimin e kategorive të deklaruara të qytetarëve.