Elezi: Nënshkruhen kontratat me 9 banka vendore për lëshimin e kartelave pagesore!

Kartela e pagesave vendore do të lëshohet përmes nëntë bankave. Marrëveshjet janë nënshkruan me NLB Tutunska Banka, Stopanska Banka SHA Shkup, Komercialna Banka, Halk Bank, Sparkasse Bank, Ohridska Banka, UNI Bank, Banka Qendrore Bashkëpunuese dhe Silk Road Bank.

Një kartë pagese vendore do t’iu lëshohet klientëve nga banka përmes së cilës ata marrin pagë ose përmes së cilës është bërë transaksioni i fundit nëse personi ka më shumë kartela.

Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi sqaron se nëse personi nuk ka një llogari transaksioni në njërën nga nëntë bankat me të cilat janë nënshkruar kontratat, përmes shpërndarjes së drejtë do të shpërndahet në njërën nga bankat dhe do të hapet llogari ku dhe do të lëshohet kartela. Qeveria do ta bëjë këtë shpërndarje, në parim të drejtë.

Për kartelë pagese vendore nuk aplikohet.

“Qytetarët nuk duhet të bëjnë asgjë, vetë banka do t’i kontaktojë ata dhe kartela e pagesave vendore do t’iu dorëzohet në adresën e shtëpisë së tyre ose ata do të thirren për të marrë atë tek banka. Qytetarët së shpejti do të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse janë në listën e përdoruesve, pasi të bëhet publike lista në faqen kupuvamdomasno.gov.mk në ditët në vijim”, sqaron mes tjerave zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

Lista e të gjithë qytetarëve që plotësojnë kushtet për të marrë kartelën, përgatitet nga institucionet përkatëse gjegjësisht nga DAP, Ministria e arsimit dhe shkencës si dhe nga Fondi shëndetësorë.