AOLF Maqedoni bëri donacion pajisje mjekësore në vlerë prej 40.000 euro në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup

AOLF Maqedoni bëri donacion pajisje mjekësore në vlerë prej 40.000 euro në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup

Duke u ballafaquar me sfidat e paraqitura nga pandemia e virusit COVID-19 dhe të udhëhequr nga angazhimi për përgjegjësi sociale, sot u zhvillua donacioni i parë nga seria e donacioneve për institucionet e kujdesit shëndetësor nga ana e kompanive, anëtare të Asociacionit së Organizatorëve të Lojërave së Fatit (AOLF).

Kompania APEKS Maqedoni dhuroi shtretër spitalorë në vlerë prej 20.000 euro në ISHP Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet shëndetësore në këtë klinikë.

Mbështetja ndaj institucioneve të kujdesit shëndetësor në gjendje të krizës shëndetësore e bën më të lehtë tejkalimin e disa sfidave dhe krijimin e kushteve humane për pacientët. Ajo që na bashkoi ishte shëndeti ynë, shëndeti i të dashurve tanë dhe përmes kësaj shëndeti i të gjithë shoqërisë.

Cikli i donacioneve të Grupit NOVOMATIK në Maqedoni (Admiral, Astra dhe Kazino Flamingo Hotel) dhe APEKS Maqedoni, shuma e të cilit është 200.000 euro, do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, ndërsa shtretërit spitalorë dhe dezinfektuesit do të dhurohen në spitalet tjera të përfshira në luftën kundër koronavirusit të ri, COVID-19.


APEKS MAQEDONI

ANËTARE E ASOCIACIONIT SË ORGANIZATORËVE TË LOJËRAVE TË FATIT – AOLF

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.