Kompania ajrore “Viz Er” deri më 14 qershor nuk do të ketë fluturime drejtë dhe nga vendi

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Viz Er” paralajmëroi se do ta vazhdojë suspendimin e të gjitha fluturimeve në vend deri më 14 qershor. Suspendimi, siç bëjnë të ditur në kumtesë, është rezultat i restrikcioneve të vazhduara për udhëtim të dedikuara për të gjitha fluturimet e huaja nga dhe deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Udhëtarët me bileta të rezervuara të prekur nga këto fluturime të suspenduara të cilët i kishin bërë rezervimet drejtpërdrejtë në wizzair.com ose në aplikacionin mobil të kompanisë ajrore, do të njoftohen automatikisht përmes porosive elektronike, informoi kompania dhe shtoi se 120 për qind të të gjithë shumës do t’iu dërgohet në llogarinë Wizz të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë gjatë 24 muajve të ardhshëm për blerjen e të gjithë produkteve dhe shërbimeve të “Viz Er”.

Udhëtarët, gjithashtu, mund të zgjedhin opsionin për kthimin e parave – që duhet të realizohet një kohë të gjatë – dhe do të informohen për të gjitha hapat e nevojshëm për transfer të parave përmes bankës ose përmes kartelës në porosi të veçantë elektronike. Në këtë rast, do të mund të zgjedhin 100 për qind kthim të shumës.

Udhëtarët të cilët kanë bërë rezervim përmes agjencive turistike – përfshirë edhe agjencitë turistike onlajn, duhet ta kontaktojnë kompaninë përmes së cilës i kanë blerë biletat e tyre.

“Viz Er”, qëndron në kumtesë, sinqerisht kërkon falje për shqetësimet me të cilat përballen udhëtarët si rezultat i ndalesave për udhëtim dhe i siguron udhëtarët e tij se siguria dhe mirëqenia e udhëtarëve dhe ekuipazhit mbetet prioritet i tyre.