Hotelierët presin sezon të suksesshëm përmes shfrytëzimit të vauçerëve për turizmin vendor

Hotelierët shpresojnë në sezon të suksesshëm turistik, edhe pse janë të vetëdijshëm se asgjë nuk do të jetë si më herët. Ata sot, në takimin me zëvendës kryeministren për çështje evropiane, Milla Carovska dhe zëvednës ministrin e Ekonomisë, Kiril Kolemishevski, theksuan se kanë mënyrë të re të punës dhe strukturë të mysafirëve.

“Shpresojmë në sezon të suksesshëm turistik, jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk do të jetë si më herët. Kemi mënyrë të re të punës dhe strukturë të musafirëve. Presim që turizmi vendor të ketë numër të madh këtë sezon. Shpresojmë në sezon të suksesshëm, përmes shfrytëzimit të vauçerëve për turizëm, të ndara nga Qeveria për qytetarët. Gatshëm e presim fillimin e sezonit turistik”, tha drejtori i hotelit Granit, Pero Kutanoski, në emër të hotelierëve nga Ohri, Struga dhe shoqata Hotam.

Ai theksoi se hotelierët janë tëtësisht të gatshëm të punojnë në pajtim me protokollet e miratuara, për të cilat edhe ata vetë, siçshtoi, kanë ndihmuar në përpunimin.

Zëvendëskryeministrja tha se takimi me hotelierët u shfrytëzua që të diskutohet zbatimi i rregullt i protokolleve për hapjen dhe punën e hoteleve dhe kapaciteteve tjera për pritje, në drejtim të parandalimit dhe pengimit të përhapjes së Kovid-19, si dhe për fiushatën aktuale “Pushime në vend” dhe për hapat e ardhshme për rikuperimin e turizmit, si një nga degët më të rëndësishme ekonomike, posaçërish për këtë rajon.

“Qeveria ndau vauçer për turizëm për më shumë se 100 mijë qytetarë, gjysma veçmë kanë arritur deri te qytetarët, ndërsa gjysma e dytë pritet të shpërndahet shumë shpejtë”, tha mes tjerash Carovska.

Ajo shtoi se me respektimin e protokolleve, me komunikim të mirë mes Qeverisë dhe kompanive në sektiorin turistik, drejtpërdrejtë do të ndikohet në rikuperimin e ekonomisë së vendit dhe tërheqjen e turistëve vendas, që më shumë dhe më shpesh t’i vizitojnë lokacionet turistike të vendit.

Carovska dhe Kolemishevski sot në Ohër u takuan edhe me anëtarët e shoqatës së pensionistëve, si dhe me përfaqësues të organizatave qytetare.