Rreth 55 mijë punëdhënës kanë shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesën e pagave

Rreth 55 mijë punëdhënës kanë shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesën e pagave

Drejtoria për të ardhura publike kumtoi sot se masa për mbështetje financiare për pagesën e pagave për muajt prill, maj dhe qershor është shfrytëzuar nga gjithsej 55.025 punëdhënës. janë përfshirë 319.859 të punësuar, ndërsa ndihma e përgjithshme financiare për tre muaj arriti në 4.458.719.347 denarë.

Mbështetjen financiare e kanë shfrytëzuar 17.615 persona fizikë, që kryejnë veprimtari të pavarur, ndërsa shuma e përgjithshme për këtë qëllim është 255.417.500 denarë.

Për masën e subvencionimit të pagesës së kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social për tre muaj, janë aprovuar 2.101 kërkesa, dhe për subvencionin e pagesës së kontributeve nga sigurimi i obëligueshëm social për punonjësit e mediumeve për muajin qershor, korrik dhe gusht, deri më tani janë parashtruar 68 kërkesa.

Për t’u liruar nga pagesa e paradhënieve të tatimit të fitimit, janë aprovuar 973 kërkesa, ndërsa me qëllim që të lirohen nga pagesa e paradhënies së taksave personale, janë aprovuar 707 kërkesa.

Nga DAP theksojnë se shfrytëzimi i këtillë i masave është rezultat i aplikimit të shpejtë, të lehtë dhe të thjeshtë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.