Funda Ibraimi nga Tetova, përfaqësuese në Forumin Botëror të Investimeve

Siç është njoftuar nga Forumi Botëror i Investimeve të Engjëjve të Biznesit (WBAF), Funda Ibraimi menaxhere e parallogaritjeve në Ecolog International është emëruar si partnere ndërkombëtare për Maqedoninë e Veriut.

Partneri Ndërkombëtar Funda Ibraimi do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Asamblenë e Madhe të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit. Përfshirja e Maqedonisë së Veriut në WBAF siguron një gamë të gjerë mundësish për startup bizneset dhe bizneset me rritje të lartë dhe hap dyert për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik.

Si partner dhe bashkëpunëtor i organizatës G20 Global Partneriteti për Përfshirje Financiare (GPFI) Forumi Botëror i Investimeve të Engjëjve të Biznesit (WBAF) është i angazhuar të bashkëpunojë globalisht për të fuqizuar zhvillimin ekonomik të botës duke nxitur instrumente financiare inovative për startup bizneset, inovatorët dhe sipërmarrësit për të promovuar barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në të gjithë sektorët e ekonomisë botërore. WBAF gjithashtu nëpërmjet përpjekjeve të saj globale mundëson lehtësimin në qasjen në financa për të promovuar përfshirjen financiare dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe drejtësi sociale.

WBAF realizon misionin e saj përmes palëve dhe kanaleve të ndryshme. Kjo perfshin:
253 komisionerë të lartë senatorë dhe partnerë ndërkombëtarë nga 95 vende; 7 zyra vendesh në 5 kontinente; Shkolla e Biznesit WBAF dhe më shumë se 50 anëtarë të fakulteteve të saj nga 32 vende; dhe 5 komitete pune ndërkombëtare.