FMN nga gushti pa përfaqësues rezident në Maqedoni

Nga Gushti FMN pa përfaqësues rezident në Maqedoni

Fondi monetar ndërkombëtar është menduar që nga gjysma e dytë e gushtit të vitit 2016, pas skadimit të mandatit të përfaqësuesit aktual Patrik Giton, më nuk do të emërojë përfaqësues rezident në Maqedoni.

"Zyra lokale e FMN-së në Shkup megjithatë do të mbetet dhe do të sigurojë prani të fuqishme dhe komunikim mes FMN-së dhe shtetit. Gjatë sjelljes së këtij vendimi, FMN-ja kishte parasysh se prania e fuqishme në terren është më pak e nevojshme në mungesë të programit të FMN-së në Maqedoni", njofton Giton në deklaratën me shkrim, të dorëzuar sot deri te mediat.

Në të ardhmen, siç potencoi Giton, FMN-ja do ta ruajë misionin thelbësor që t’i vëzhgojë ngjarjet makro-ekonomike dhe politike, dhe të sigurojë përkrahje teknike. "Ekipi i FMN-së do të vazhdojë me vizitat e rregullta në Shkup dhe bisedat me autoritetet dhe përfaqësuesit e sektorit qytetar", njofton Giton në deklaratë.