Dorëzohen numër rekord të planeve investuese, do të kërkohet model për mbështetje edhe të bizneseve të mëdha

Model i veçantë për mbështetje të kompanive eksportuese dhe bizneseve të mëdha, paralajmëroi sot drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Jovan Despotovski.

Në Konferencën për shtyp në qeveri, e para pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Despotovski bëri të ditur se me numër rekord të planeve të paraqitura investuese, 166 dhe 90 për qind të mjeteve të kërkuara nga të projektuarat, përmbyllet cikli i parë nga thirrja publike për rimëkëmbje ekonomike të kompanive, të realizuar përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Siç tha duke i prezantuar rezultatet, nga 166 planet e paraqitura investuese, 88 për qind apo 146 vazhdojnë në fazën e ardhshme – të evaulimit, derisa 20 të tjerat apo 12 për qind e përfundojnë procesin këtu.

Edhe këtë herë në aplikimet e dorëzuara, theksoi Despotovski, nuk dominon vetëm sektori IT, por janë të përfaqësuara rreth 15 veprimtari mes të cilave shëndetësia, teknologjitë krijuese, hoteleria, bujqësia, elektronike, transporti, ndërtimtaria, tekstili, arsimi, shitja, tregtia,…..Në mënyrë të barabartë nxitet edhe zhvillimi rajonal prej gjithkund, jo vetëm nga rajoni i Shkupit, por nxitet edhe ndërmarrësia e grave nëse merret parasysh se 44 për qind e kompanive kanë lider apo pronar grua – ndërmarrës.

Lidhur me vëllimin e kompanive, më të përfaqësuara janë aplikimet të firmave të vogla, 51 për qind, si dhe nga ndërmarrjet mikro, 42 për qind. Për bizneset e mëdha të cilat nuk janë përfshirë me mbështetjen, Despotovski tha se do të krijohet model i ri së bashku me odat ekonomike.

Drejtori i FIZHT përkujtoi dhe se mjetet nga kjo thirrje nuk janë të pakthyeshme, por kompanitë do të duhet t’i kthejnë në tre vitet e ardhshme nga përfitimi i realizuar.

Cikli i përgjithshëm investues për periudhën 29 maj – 03 korrik është 291,709,7995 denarë. Nga këto, vlerë e kërkuar nga FIZHT është 178.984.951 apo 61 për qind, derisa 39 për qind apo 112.718.848 denarë me bashkëfinancim të kompanive.

MK_36ef4.jpg

“Rezultatet nga ky cikë i parë tregojnë se një pjesë e ekonomive vendore tashmë mendon për rimëkëmbje dhe ka plane investuese konkrete. Për më pak se 45 ditë kemi pasur interes të madh rekord. Mbi 2.100 kompani kanë ngritur pako të aplikacioneve që është tregues se ekonomia vendore këtë periudhë të mbijetesës e transformon në periudhën e mendimit si të zhvillohet”, theksoi Despotovski.

Sipas tij, fillimisht 200 milionë denarë të paraparë nga Programi për rimëkëmbje ekonomike, 90 për qind pritet të realizohen me ciklin e parë.

“Kjo nënkupton se për çdo cikël të ardhshëm, ndërsa i pari i këtillë do të jetë nga fundi i gushtit. FIZHT do të duhet të sigurojë mjete shtesë”, potencoi Despotovski.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, e pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai sqaroi se faza e përzgjedhjes së kompanive do të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme, ndërsa përzgjedhja përfundimtare deri në mes të gushtit. Rezultatet, megjithatë, do të mund të priten në gjysmën e dytë të gushtit.

Despotorvski tha se edhe në prag të ciklit të dytë do të jenë të kapshme të gjitha 2.100 kompanitë të cilët kanë shprehur interes për mbështetje, përmes odave, me anketë.

Në ciklin e parë të thirrjes për rimëkëmbje ekonomike, 76 për qind nga të paraqiturit janë kompani të cilat për herë të parë aplikojnë për shfrytëzim të mjeteve, derisa 16 për qind paraprakisht kanë aplikuar, por nuk kanë marrë para. Tetë për qind, megjithatë, janë firma që më tashmë kanë shfrytëzuar mjete nga GIZHT.