Roli dhe rëndësia e politikës devizore me theks të veçantë në Maqedoni

Roli dhe rëndësia e politikës devizore me theks të veçantë në Maqedoni

Ruajtja e valutës së brendshme ndikon në përmirësimin e ekonomisë

Doc.Dr. Neritan Turkeshi 70424Politika monetare  mund të realizohet përmes: intervenimeve të drejtpërdrejta të pushtetit monetar në tregun valutor  dhe përmes imponimit të zbatimit të kufizimit të valutave, ose me masa indirekte në sferën e politikës së çmimeve, politikës së interesit, rezervave të obligueshme, etj.

Ekonomia në përgjithësi është një shtyllë e një vendi të caktuar në rruzullin tokësor. Për të folur për ekonominë përgjithësisht na nevojitet një periudhë e gjatë, por gjatë asaj periudhe nuk kishim mundur t’i cekim gjithë ato parime, definicione apo “trazira” që ndodhin për shkak të gjendjes ekonomike të një vendi. Në një pjesë të ekonomisë së një vendi bën pjesë edhe ekonomia monetare e cila përfshin: para, bankat dhe tregjet monetare, që janë shtylla e një shteti sovran dhe shumë etnik. Prej kohës së lashtë apo prej paraqitjes së këmbimit mall me mall, ekonomia e shteteve dhe kontinenteve është lidhur ngushtë njëra me tjetrën. Në ditët e sotme me zhvillimin e teknologjisë politika devizore e shteteve ka ndryshuar dhe sot si valuta më të këmbyeshme në tregun botëror janë: euro dhe dollari, ndërsa para disa viteve ishte marka gjermane. Secili popull i ka traditat, kulturën, por edhe paranë e vet. Varësisht si këmbehen paratë e huaja në vendin tonë apo politikën monetare atë e përcakton Banka Qendrore. Politika monetare Maqedonisë, apo si një tërësi e Ballkanit është politikë e një vendi ku shteti kontrollon raportet dhe qarkullimin e parave me origjinë të huaj.

Politika monetare

Politika devizore është pjesë e politikës ekonomike të vendit, gjegjësisht tërësia e metodave dhe instrumenteve me të cilat shteti i rregullon dhe i ndjek raportet që dalin në lidhje me qarkullimin e parave me origjinë të huaj.

Qëllimet e politikës monetare duhet të adaptohen me qëllimet e politikës së përgjithshme ekonomike të vendit. Politika monetare në fushëveprimin e saj zakonisht i përfshin këto punë dhe aktivitete: Përcaktimin e qëllimeve të punës në kuadër të strukturave juridiko-ekonomike të sistemit ekonomik në pjesën që ka të bëjë me pagesat nga jashtë, mirëmbajtje të vlerës inter-valutore të valutës kombëtare. realizim të vazhdueshëm të rrjedhave të brendshme dhe të jashtme financiare, mirëmbajtje të ekuilibrit në bilancin e pagesës në pjesën e transferove etj. Përcaktimi i punës dhe i detyrave të politikës monetare në sferën e kursit,bilancin e pagesës dhe pagesat ndërkombëtare bën pjesë në fushëveprimin e pushtetit monetar, gjegjësisht të gjitha aktivitetet në lidhje me këtë i ndërmerr dhe i realizon Banka Qendrore, në bashkëpunim me bankat komerciale dhe institucionet tjera financiare në vend. Shumica e formave të realizimit të përmbajtjes së punës dhe detyrave të politikës monetare, shikuar nga aspekti historik është e mjaft degëzuar. Në këtë prizëm më së shumti praktikohen këto regjime:
Qarkullimi i lirë i pagesës me jashtë, qarkullimi i pagesës plotësisht i lirë me jashtë, edhe atë me kushte të pakufizuara për konvertim të valutës së huaj, centralizëm bilateral (administrim shtetëror me qarkullimin pagesor me jashtë), qarkullimi pagesor multilateral dhe jo i centralizuar kliring i saldove..

Politika devizore mund të realizohet përmes: intervenimeve të drejtpërdrejta të pushtetit monetar në tregun valutor dhe përmes imponimit të zbatimit të kufizimit të valutave, ose me masa indirekte në sferën e politikës së çmimeve, politikës së interesit, rezervave të obligueshme, etj. Me tejkalimin e të ashtuquajturës liberalizëm i përgjithshëm i tregtisë ndërkombëtare, gjegjësisht likuidimit të proteksionizmit në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, politika monetare merr funksione dhe përmbajtje të reja, e cila së pari realizohet përmes marrëveshjeve bilateral dhe multilateral mes vendeve pjesëmarrëse në këmbimin e valutës , çmimi i arit, dhe metaleve tjera. Sidoqoftë në fillim të shekullit XIX, politika devizore në mënyrë të pakthyeshme e le podiumin e politikës ekonomike të një vendi dhe gradualisht, por sigurt shpërngulet në pragun e sistemit global të një rajoni më të gjerë kontinental, pse jo edhe në nivelin interkontinental. Shembull më i freskët për këtë është Bashkimi Evropian.

Politika e kursit devizor të Republikës së Maqedonisë

Në harmonizim me Ligjin për Banka Popullore të Republikës së Maqedonisë, Banka Popullore e Maqedonisë e përcakton dhe e zbaton politikën e kursit devizor të denarit në funksion të realizimit të qëllimit themelor – mirëmbajtjes së stabilitetit të çmimeve. Banka Popullore e R.M.-së në pajtueshmëri me qeverinë e përcakton politikën e kursit devizor të denarit dhe e zbaton atë për ta realizuar qëllimin themelor. Politikën e kursit monetar të denarit, Banka Populre, e zbaton përmes shitjes dhe blerjes së devizave si dhe metale fisnikë dhe operacioni bankar me institucione të vendit dhe të huaj.

Krahasuar me politikën devizore, Banka Qendrore me aktivitetet e saj organizon dhe ankande të transaksioneve , shkëmbimesh devizore (sëop transaksione). Këto transaksione paraqesin operacionin monetar ku Banka Qendrore në mënyrë të shpejtë blen apo shet valutën kombëtare për deviza dhe njëkohësisht e blen (apo shet) atë sipas një orari të caktuar kohor. Këto transaksione mundësojnë që Banka Popullore të veprojë në dy drejtime: dhe atë të emitojë apo të tërheqë mjete likuduese nga banka, si transaksione, si instrumente relativisht i ri i Bankës Popullore me qëllim menaxhimin me nivelet globale që janë miratuar qysh nga viti 2000. Të drejt pjesëmarrjes në ankande kanë bankat të autorizuara që punojnë me jashtë. Swop ankandet realizohen me shpallje nga ana e Bankës Popullore.

Sistemi korrent i kursit monetar

Në bazë të nenit 33 të Ligjit për punë revizore, kursi i denarit formohet lirshëm (në treg) në pajtueshmëri me ofertën dhe kërkesën për devizat në treg. Kursi i denarit në krahasim me euron përcaktohet në bazë të raporteve të bankave që marrin pjesë në treg. Kurse kundrejt valutave tjera përcaktohen në bazë të kursit në krahasim me euron, dhe kurset e euros në krahasim me valutat e tjera të përcaktuara nga Banka Qendrore Evropiane.

Duke shtuar dhe hequr 0.5% llogaritet kursi blerës, respektivisht kursi shitës i denarit. Kurset e caktuara në këtë mënyrë shpallen në listën ditore të kursit në Bankën Popullore të Maqedonisë.

Zbatimi i politikës devizore

Në pajtueshmëri me strategjinë për targetimin e kursit të denarit si spirancë nominale, masat e politikës monetare janë të drejtuara kah ruajtja e stabilitetit të kursit të denarit në krahasim me euron. Në qoftë se paraqiten shenja të dobësimit (depresiasionit) apo ( aprasiasionit) të denarit Banka Qendrore intervenon me shitjen gjegjësisht blerjen të devizave ku strategjia monetare merr tipare restriktive në raport me tregjet e projektuara.

Raporti mes politikës monetare dhe politikës devizore

Ekziston një varshmëri mes politikës monetare dhe asaj devizore duke pasur parasysh faktin se kursi nominal devizor i denarit në krahasim me euron paraqet spirancë nominale në ekonominë e vendit, me ndërmjetësimin e të cilave realizohen qëllimet e përcaktuara me ligj të politikës monetare – stabilitetit të çmimeve. Në tetor të vitit 1995 u kalua nga strategjia e tregëtimit monetar në strategjinë e targetimit të kursit nominal devizor të denarit. Për dallim nga strategjia e cakut monetar ku kontrolli mbi masën e direkte të parave ishte i drejtuar kah realizimi i stabilizimit të çmimeve, ndërsa kursi devizor ishte indikator për optimalen e politikës monetare, ku gjatë strategjisë së tregëtimit të kursit, rritja e masës së parave transformohet në instrumente përmes të cilit në mënyrë direkt realizohet stabiliteti i kursit revizor, ndërsa në mënyrë indirekte stabiliteti i çmimeve. Në kushte të tilla, oferta monetare mbetet variabël endogjene.

Koncepti i shkëmbimit në Republikën e Maqedonisë

Sipas përkufizimeve konvertimi apo shkëmbimet paraqet mundësi të njërës valutë që të këmbehen me një tjetër, pra sasi të caktuar ari. Në ditët e sotme, konvertimi do të thotë edhe mundësi për një këmbim të lirë të një valute me një tjetër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte vendi i fundit i cili deri në vitin 1971 pranonin dhe mirëmbanin konvertibilitetin e dollarit ndaj arit: në nivel të bankave emetuese dhe të kërkesës së rezidentëve të huaj nga cilido qoftë vend, SHBA-ja paguante ar në vend të dollarit, me fjalë të tjera dollarin e vetë e blinin me ar. Në këtë drejtim dhe për këtë shkak konvertibiliteti nuk është i plotë, por i kufizuar. Gjatë kësaj, karakteristikë kryesor e konvertimit në kuptimin e vërtetë të fjalës është e drejta e mundësisë së lirë për të këmbyer një valutë me tjetrën. Valuta kombëtare e Republikës së Maqedonisë ka konvertibilitet të brendshëm dhe autonom, sepse u jep mundësi qytetarëve të saj dhe subjekteve ekonomike të blejnë apo të shesin devizat për denarë. Konvertimi i brendshëm si mundësi e kufizuar e denarit, si instrument i përgjithshëm në këmbim të mallrave, shërbimeve dhe devizave, dhe kjo vlen vetëm në kufijtë e territorit të Republikës së Maqedonisë. Në fund, mund të themi se shtylla monetare e shtetit apo politika ekonomike e monetare e shtetit përcaktohet nga Banka Popullore, në bashkëpunim me institucionet financiare. E gjithë politika devizore është rruajtje e vlerës së parasë së një vendi kundrejt parasë së huaj, ndikim ka Banka Qendrore e cila në disa raste ndikon në tregun valutor që ndodh për shkak të rritjes së vlerës së huaj, por ajo ndikon edhe për ulje të kursit të këmbimit, pra zhvlerëson valutën vendase me qëllim që të zvogëlojë importet, duke i bërë mallrat e importuara më të shtrenjtë dhe rrit eksportet duke i bërë mallrat vendase më të lira. Arritja e këtij qëllimi është i mundshëm po qe se tregu valutor është i ekuilibruar përpara se të ndodhë zhvlerësimi. Kjo me një fjalë do të thotë se gjithashtu ne duhet të mbrojmë produktet vendore, sepse atëherë do të kemi një zhvillim të ekonomisë së një vendi si Maqedonia, që e ka ligjin doganor për mallrat e importuara nga jashtë, ku tatimin e vlerës së shtuar e ka 18%. Në përfundim duhet të themi edhe atë se valutat e huaja në vendet tjera kanë ndikim negative nga ai vend, rast konkret e kemi Greqinë, e cila po kalon në një kolaps të madh financiar Prandaj duhet potencuar se me instrumente të ndryshëm duhet të mbrohen valutat vendore pasi që këto janë shtyllë kryesore e vendit, por njëkohësisht ajo drejtpërdrejtë ndikon në mirëmbajtjen e ekonomisë së vendit.