Fondi i Sigurimit të Depozitave në afat prej 20 ditë do të fillojë me dëmshpërblimin e depozituesve të Bankës Eurostandard

Fondi i Sigurimit të Depozitave njoftoi personat fizikë – depozitues të “Bankës Eurostandard” SHA Shkup se dëmshpërblimi në bazë të depozitave të përgjithshme të cilat i kanë në Bankë do të fillojë në afat prej 20 ditëve dhe do të bëhet në përputhje me rregullat ligjore.

“Fondi i dëmshpërblen depozitat e siguruar, por jo më shumë se 30.000 euro në kundërvlerë denari për depozita në bankë të përllogaritur sipas kursit mesatar të Bankës Popullore më 12 gusht të vitit 2020. Lëndë e dëmshpërblimit janë principali i depozitave, interesi i përllogaritur dhe interesi i papaguar deri më 12 gusht të vitit 2020. Në rast kur depozituesi ka obligime drejtë bankës, vlera e përgjithshme e depozitave të depozituesit ulet për vlerën e obligimeve të tyre të përgjithshme drejtë bankës”, informuan nga Fondi.

Siç sqarojnë, nën depozitat e përgjithshme të një depozituesi nënkuptohet: depozita në denarë dhe në deviza dhe xhirollogari të personave fizikë në bankë, depozita në lidhje me kartelat në të holla të dhëna nga banka, të ardhura në deviza të personave fizikë dhe certifikate për depozita të dhëna nga banka.

“Fondi do t’i njoftojë depozituesit – persona fizikë për datën e fillimit të pagesës së dëmshpërblimit dhe për emrin e bankës/bankat përmes të cilave do të bëhet pagesa e depozitave. Për informacione shtesë, qytetarët të cilët i kanë shfrytëzuar shërbimet e “Bankës Eurostandard” SHA Shkup, mund të drejtohen për çdo ditë pune prej orës 8:30 deri në orën 16:30 në: e-mailin: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në numrat e telefonit:02/ 3235-730 dhe 02/3235-735″, informuan nga Fondi për Sigurimin e Depozitave.