Në korrik më pak turistë të huaj për 94,9 për qind

Enti Shtetëror për Statistikë në korrik të këtij viti ka evidentuar 75.591 turistë të cilët kanë realizuar 436.180 bujtje.

Numri i turistëve në krahasim me korrikun e vitit 2019, është zvogëluar për 56 për qind, ndërsa i bujtjeve për 36.1 për qind.

Numri i turistëve vendor është zvogëluar për 4,8, ndërsa i atyre të huaj për 94.9 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendor në korrik të vitit 2020, në krahasim me korrikun e vitit 2019, është zvogëluar për 6,3, ndërsa i bujtjeve të turistëve të huaj për 93,4%.

Në periudhën janar-korrik të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është zvogëluar për 67,4 për qind dhe atë; te turistët vendor ka zvogëlim për 43,9, ndërsa te turistët e huaj për 79,6%. Numri i bujtjeve, sërish, është zvogëluar për 56,6 për qind, dhe atë: te turistët vendor për 30,8, ndërsa te turistët e huaj për 80,3 për qind.