Bekteshi: Do të krijojmë vende të reja pune me qëllim të uljes së papunësisë për tre për qind në vit

Fokusi kryesor i Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë sigurimi i mundësive për zhvillim, krijimi të vendeve të reja të punës dhe standardeve më të mira të jetesës për qytetarët dhe kushte më të mira për punë për biznes, vendosje të inovacioneve që do të sjellin rritje dhe zhvillim të ekonomisë.

Qëllimi kryesor është ngritja e standardit jetësor të qytetarëve tanë në nivelin e vendeve të zhvilluara evropiane, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në prezantimin e letrës së mandatit.