Ndihma prej 6000 denarëve, pritet vendimi i deputetëve

Ligji për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve prej gjashtë mijë denarë kaloi filtrat e komisionit në Kuvend.

Tani radhën e kanë deputetët në seancën plenare të miratojnë ligjin, që qytetarët të marrin përfundimisht njëqind euro për blerje të produkteve vendore. Në debatin në komision, pushteti pranoi amendamentet e opozitës dhe rriti përfshirjen e qytetarëve që do të marrin ndihmë shtetërore. Bëhet fjalë kryesisht për prindër të vetëm, për të cilët, sipas opozitës, kishte disa kufizime në draft tekstin e ligjit.