Bekteshi: Kompanitë mikro dhe të vogla, gratë sipërmarrëse dhe zejtarët të aplikojnë për subvencione nga masat e Ministrisë së Ekonomisë

Bekteshi: Kompanitë mikro dhe të vogla, gratë sipërmarrëse dhe zejtarët të aplikojnë për subvencione nga masat e Ministrisë së Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike në kuadër të Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi për vitin 2021 që synojnë të mbështesin kompanitë vendase.

Janë shpallur thirrjet publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla, për mbështetjen financiare të sipërmarrjes së grave dhe për subvencionimin e zejtarëve, informoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

Ai u bëri thirrje të gjitha kompanive mikro dhe të vogla, zejtarëve dhe grave sipërmarrëse të përdorin mbështetjen financiare të ofruar nga Ministria e Ekonomisë.

Thirrja publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla parashikon mbështetje financiare për subvencionimin e 50% të shpenzimeve të dëshmuara për blerjen e makinave dhe veglave dhe për panele fotovoltaike.

Gjithsej 30.7 milion denarë janë siguruar për këtë qëllim, ndërsa mbështetja financiare për aplikant nuk mund të kalojë 400,000 denarë. Nëse kompania udhëhiqet ose themelohet nga një grua, atëherë subvencioni rritet me 10%. Afati i fundit për aplikim është 16 Prill, 2021.