“Numërues fiskal”: Vegël e re për transparencë e Ministrisë së Financave

“Numërues fiskal”: Vegël e re për transparencë e Ministrisë së Financave

“Numëruesi fiskal” është vegël e re e  Ministrisë së Financave për transparencë me të dhëna me frekuencë të lartë, që në bazë ditore i pasqyron të ardhurat, shpenzimet e buxhetit dhe realizimin e shpenzimeve kapitale, ndërsa në bazë mujore e pasqyron borxhin shtetëror.

Qëllimi i kësaj vegleje, të publikuar në web faqen e MF është transparenca e mëtejshme e buxhetit për opinionin, që të arrihet nivel edhe  më i lartë i transparencës fiskale.

– Transparenca fiskale është shkalla më e lartë e kontrollit lidhur me financat publike, sepse vihen në dispozicion informacione që krijojnë një mendim publik, që ka ndikim të madh të fuqisë korrigjuese. Krijimi i sistemit më të mirë të financave publike mes tjerash bazohet në aktivitete të vazhdueshme në drejtim të ngritjes së transparencës fiskale.“Numëruesi fiskal” është vegël që kontribuon në këtë drejtim. Kjo vegël në bazë ditore pasqyron mbushjen e arkës shtetërore, si dhe anën e shpenzimeve të buxhetit, përkatësisht aspektin kumulativ nga fillimi i vitit deri në datën konkrete të publikimit, si dhe shkallën e realizimit në raport të planit.

Fiskalen-Bro-ach-MK-GIF-1_1193c.gif