70 përqind e ndërmarrjeve publike asnjëherë nuk kanë bërë vlerësim të rrezikut nga korrupsioni gjatë furnizimeve publike

70 përqind e ndërmarrjeve publike asnjëherë nuk kanë bërë vlerësim të rrezikut nga korrupsioni gjatë furnizimeve publike

“Vlera totale e marrëveshjeve të furnizimeve publike që i zbatojnë ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare të themeluara nga qeveria dhe vetëqeverisjet lokale është rreth 300 milionë euro dhe përfaqëson një të tretën e furnizimeve publike në vend. Përgjegjësia më e madhe publike dhe krijimi i mekanizmave për menaxhim me rreziqet nga korrupsioni në këto ndërmarrje do të kontribuojnë në uljen e korrupsionit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që i ofrojnë”.

Kjo u theksua në debatin e sotëm online të organizuar nga Qendra për Komunikime Civile. Hulumtimet e kryera nga Qendra për Komunikime Civile tregojnë se 70 për qind e ndërmarrjeve publike të anketuara dhe shoqëritë aksionare nuk kanë bërë asnjëherë vlerësim të rreziqeve nga korrupsioni, ndërsa menaxhmenti i këtyre ndërmarrjeve në tre vitet e fundit nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për fillimin e procedurave penale për shkak të dyshimeve për korrupsion në furnizimet publike dhe asnjë procedurë disiplinore për punonjës në probleme të konstatuara gjatë zbatimit të furnizimeve publike.