Tatimi progresiv, Bytyqi kundër ekonomistëve

Tatimi progresiv, Bytyqi kundër ekonomistëve

Tatimi progresiv nuk do ta zvogëlojë hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, por përkundrazi do ta rrisë atë. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi nuk pajtohet me idenë që të pasurit të paguajnë taksa më të larta se të varfrit. Sipas tij, duhet gjetur zgjidhje të tjera për të zvogëluar pabarazinë midis qytetarëve.

Atimi progresiv mund ta thellojë edhe më shumë hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, sepse lufta nuk është e drejtpërdrejtë. Ne nuk folëm për zgjidhjet e sistemit. Duhet të jemi të zgjuar në këtë periudhë për të parë se si ta zvogëlojmë hendekun dhe politika tatimore nuk është gjithmonë receta e vetme se si ta zvogëlojmë atë- deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Për ekspertët, është e nevojshme që shteti të përcaktojë qartë se cilat reforma tatimore duhet t’i ndërmarrë shteti në mënyrë që të ketë një rrugë të qartë ku drejtojmë ekonominë. Një nga politikat për ta zvogëluar dallimin është taksa progresive, por me analiza paraprake.

Ka shembuj në botë ku reformat tatimore kanë dhënë zgjidhje pozitive. Nëse duam të flasim për një skenar të përshtatshëm për Maqedoninë, me të vërtetë duhet të ulemi dhe si shoqëri të biem dakord për drejtimin në të cilin duhet ta drejtojmë ekonominë dhe çfarë lloji të vendit duam të kemi për 10-15 vjet nga sot. Aplikimi i tatimit progresiv mund të jetë një nga politikat që mund të ndihmojë në zvogëlimin e dallimit- pohoi Viktor Mitevski – Shoqata për Kërkime dhe Analiza –SHMAK.