DAP-i nuk do t’ua bllokojë menjëherë llogaritë kompanive që kanë vonuar pagat e punonjësve

DAP-i nuk do t’ua bllokojë menjëherë llogaritë kompanive që kanë vonuar pagat e punonjësve

Pas reagimeve në opinion se 12.000 kompani nuk u kanë paguar rrogë punonjësve të tyre për muajin shkurt, sot ky numër është ulur në 10.000.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për Alsat thonë se presin që numri i ndërmarrjeve që nuk e kanë respektuar afatin e pagesës, gjegjësisht datën 15 të muajit, të ulet në ditët në vijim dhe shumica e punëdhënësve të fillojnë t’i paguajnë punëtorët. Shumica e këtyre ndërmarrjeve janë duke pritur ndihmë financiare nga Qeveria. Drejtorja e DAP siguron që drejtoria nuk do t’i bllokojë menjëherë llogaritë e kompanive që vonohen, por nëse kjo situatë vazhdon, procedurat duhet të respektohen.