Koridori 8, Boçvarski: Po bëhet gati dokumentacioni për autostradën Gostivar-Kërçovë

Koridori 8, Boçvarski: Po bëhet gati dokumentacioni për autostradën Gostivar-Kërçovë

Njëri nga projektet që më së shumti pritet ta ndihmojë ekonominë e vendit është korridori 8. Marrëveshja për ndërtimin e korridorit 8 tashmë është nënshkruar me kompaninë amerikane Bechtel Enka. Autostrada që përfshinë Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Shqipërinë, do të kalojë nga Shkupi deri në Qafëthanë.

I pyetur në Click Plus, se kur kjo pjesë në Maqedoninë e Veriut do të jetë gati, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski u përgjigj:

“Shkup- Qafëthanë, për sa kohë do të mund të ndërtohet? Do të shikohet edhe plani dinamik dhe seksione do të jep edhe afatet e tyre,  (24.25) ndoshta ato afate do të jenë më të shkurtra, sepse ato do të kërkojnë dinamikë të madhe dhe të fortë dhe punë në terren, është diçka që na është thënë që ata kërkojnë angazhim serioz nga shteti, por ata gjithashtu do të hyjnë me të gjitha burimet e tyre”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas ministrit, dikasteri që po udhëheq procedurat po e përgatitë edhe dokumentacionin e autostradës Gostivar-Kërçovë.

Po, është dokumentacioni që përgatitet në dy faza. E para është Kërçovë – Bukojçani, për të cilën ekziston dokumentacioni i projektit për një zgjidhje të autostradës. Dhe seksioni i dytë nga Bukojçani në Gostivar, dhe nga Gostivari në Tetovë është përfshirë në memorandumin e bashkëpunimit, të cilin ne tashmë e kemi nënshkruar me kompaninë amerikane Bektel-Enka”, shpjegoi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.