“Fitch”: Rejtingu kreditor i Maqedonisë, BB+

“Fitch”: Rejtingu kreditor i Maqedonisë, BB+

Vlerësimi kreditor i Maqedonisë është “BB +”, me një parashikim negativ, shkruan Alsat. Kjo u konfirmua nga agjencia e kreditit “Fitch”.

Agjencia e kreditit për vendin shënoi një klimë pozitive biznesi, politikë makroekonomike të besueshme dhe qeverisje të mirë.

Parashikimet e kësaj Agjencie vlerësimi janë se Maqedonia këtë vit do të arrijë rritje ekonomike prej 3.9 përqind dhe 4.3 përqind në vitin 2022, dhe kjo kryesisht do të varet nga pandemia dhe kërkesa nga tregjet e huaja, me të cilat vendi bashkëpunon.

Vlerësimet e agjencive të kreditit kanë ndikim në vendimin e investitorëve vendas dhe të huaj.

Parashikimi negativ i vlerësimit të afirmuar të kredisë pasqyron rreziqet në rënie të financave publike, dhe rritjen ekonomike në afat të shkurtër, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.