Gastronomët ankohen për paralajmërimet për pakon e gjashtë ekonomike

Gastronomët ankohen për paralajmërimet për pakon e gjashtë ekonomike

Gjysma e gastronomëve nuk do të marrin ndihmë shtetërore pasi bizneset e tyre nuk janë regjistruar siç duhet.

Oda e pavarur e gastronomëve (OPG) thotë se Ligji lejon që përveç regjistrimit të kapacitetit të akomodimit, ata gjithashtu mund të regjistrojnë objekt gastronomik, si shoqërues.

Por, me pakon e gjashtë të masave, këto restorante dhe kafenetë që janë shoqëruese, nuk mund të aplikojnë për ndihmë, megjithëse u mbyllën tre javë me vendim të Qeverisë. Kompensimi nga pakoja e gjashtë e masave do t’u jepet vetëm atyre objekteve gastronomike, aktiviteti kryesor i të cilave është gastronomia gjegjësisht shërbimi i ushqimit dhe pijeve.