Fermerët nga rajoni i Dibrës subvencionohen me 800 mijë euro

Fermerët nga rajoni i Dibrës subvencionohen me 800 mijë euro

Fermerët nga komuna e Dibrës dhe Qendra Zhupa, këto ditë filluan në llogaritë e tyre t'i marrin mjetet për mbështetje financiare për vitin e kaluar.

"Subvencione vjet kanë marrë 833 fermerë dhe blegtorë, si dhe 150 prodhues të qumështit nga dy komunat. Atyre në vlerë të përgjithshme do t'u paguhen rreth 800 mijë euro", tha Arben Mulladauti, udhëheqës i autorizuar i njësisë rajonale të Dibrës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila me aktivitetin e saj e mbulon edhe komunën Qendra Zhupa.

Sipas tij edhe në konkursin e sivjetëm për marrje të subvencioneve, personalisht në Njësinë rajonale ose përmes rrugës elektronike janë marrë pothuajse numër identik i kërkesave sikur vitin e kaluar.

"Përveç fermerëve nga komunat Dibër dhe Qendra Zhupa për herë të parë në njësinë tonë rajonale kanë mundur të dorëzojnë edhe fermerët nga rajoni i Rekës (komuna Mavrovë-Rostushë). Kjo iu mundësua për shkak të faktit që Dibrën e kanë më afër se Gostivarin dhe kështu shpenzimet për udhëtim janë më të vogla", shtoi Mulladauti.

Subvencionet për çdo vit vijues paguhen vitin e ardhshëm, sepse është i nevojshëm përpunim, por edhe kontroll i gjendjes së paraqitur.

Kjo volitshmëri, të cilën e jep shteti, vlerëson Mulladauti, ndikon pozitivisht në rritjen e përfshirjes së sipërfaqeve të përpunuara bujqësore, si dhe rritja e kopeve të dhenve në rajon.