Kërkohet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni

Kërkohet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni

Për kreun e MEPSO-s, Kushtrim Ramadani, nuk është problem që kompania e tij ka kërkuar që pjesa e tyre e faturës të jetë dy herë më e lartë se më parë.

Është e mundur rritje minimale në çmimin e energjisë elektrike, njoftoi Drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski. Ai thotë se do të bënin përpjekje për të mos e rritur çmimin. Sipas tij, vendimi është në duart e Komisionit Rregullator të Energjetikës, megjithëse termocentralet shtetërorë janë kryesore në formimin e çmimit që ata më pas duhet t’i ofrojnë Furnizuesit Universal EVN Home.

Shpresoj dhe pres që çmimi të mos ndryshojë nga ana jonë, megjithëse marrim pjesë me rreth 40 për qind të çmimit total të energjisë për konsumatorët e fundit. Unë mendoj se do të jemi në gjendje ta stabilizojmë çmimin përsëri këtë vit, respektivisht të mos ketë rritje, ose nëse është kështu, do të vendoset nga Komisioni Rregullator të jetë diçka minimale”, tha Vasko Kovaçevski, drejtor i përgjithshëm i SH.A “EMV”.

Nga MEPSO kanë kërkuar rritje të dyfishtë të energjisë elektrike për shkak, siç thonë ata, realizimit të investimeve. Edhe pse përfunduan vitin e kaluar me humbje prej gati gjashtë milion eurosh, MEPSO pretendon se humbjet nuk vijnë për shkak të menaxhimit të dobët, por për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve ndërkufitare dhe rregullave të reja të balancimit.

Çmimi i energjisë elektrike vitin e kaluar u rrit për 7.4 për qind me kërkesë të ndërmarrjeve energjetike, me çka aktualisht qytetarët paguajnë 5.95 denarë për kilovat orë në tarifën e lartë. Rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike do të dihet në fund të qershorit dhe nëse ka ndryshime, qytetarët do të fillojnë të paguajnë faturat me një çmim të ri nga 1 gushti i këtij viti.