Nuk do të aplikohet tatimi i krizës në Maqedoni

Nuk do të aplikohet tatimi i krizës në Maqedoni

Aplikimi i tatimit të krizës nuk do të ketë sepse arka e shtetit është në gjendje të mirë. Kryeministri Zoran Zaev siguron se nuk do të ketë as tatime të reja as ato ekzistuese nuk do të rriten, por përkundrazi – ai pretendon se do të ketë ulje të tatimeve.

Sipas Zaevit, planifikohet tatim më i ulët personal për industrinë e IT dhe rikthimi i tatimit progresiv në 2023, por me norma të sakta se si të tatohen më të pasurit.