S’ka fuqi punëtore në Ohër dhe Strugë, stafi profesional ikën jashtë vendit

S’ka fuqi punëtore në Ohër dhe Strugë, stafi profesional ikën jashtë vendit

Pas disa vitesh Ohri dhe Struga do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore në sektorin e gastronomisë. Situata po bëhet më shumë se alarmante dhe është rezultat i ikjes së stafit profesional jashtë vendit, kryesisht në Kroaci, por së fundmi edhe në Dubai. Pas një kohe do të duhet të importohen punëtorë.

Kroacia jep 1.000 euro. Ata për 1000 euro duhet të punojnë këtu një vit të tërë. Dhe pse do të punonin gjithë vitin, kur atje për tre muaj, do ta mbulojnë tërë vitin… Ne do të importojmë punëtorë për tre ose katër vjet. Fuqi punëtore afrikane, Indi”, tha Angela Paskval, profesoreshë në Fakultetin e Turizmit -Ohër.

Gastronomët duhet të fillojnë të ofrojnë paga më të larta nëse duan ti mbajnë të rinjtë në objektet e tyre, shton profesoresha Paskval. Sipas saj, paga më e ulët në gastronomi duhet të jetë 400 euro.

… gjithmonë kam thënë që një kuadër që është deficitar, nuk mund të ketë pagë minimale”, pohoi Angela Paskval, profesoreshë në Fakultetin e Turizmit në Ohër.

Nga Shoqata e gastronomëve thonë se problemi me mungesën e punëtorëve profesionistë është rritur ndjeshëm me shfaqjen e pandemisë.

Po bëhen përpjekje atë pjesë që e quajmë staf i pakualifikuar, por ka dëshirë për të punuar, disi shpejt ta vëmë në funksion, ta trajnojmë që ti bëjë punët e dëshiruara …”, tha Mihail Mishev, kryetar i Shoqatës së gastronomëve- Ohër.

Në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë në Ohër dhe Strugë, kryesisht ka mungesë të kuzhinierëve, kamerierëve e banakierëve.