Nuk dihet sa do t’i kushtojë buxhetit dërgimi i këshilltarëve ekonomikë jashtë vendit

Nuk dihet sa do t’i kushtojë buxhetit dërgimi i këshilltarëve ekonomikë jashtë vendit

Për Qeverinë nuk ka rëndësi se sa do të kushtojnë këshilltarët ekonomikë të dërguar në të gjithë botën, por sa investime të rëndësishme ata do të sjellin në vend.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nuk tregon saktësisht se sa para janë planifikuar të shpenzohen nga arka e shtetit për këshilltarët, por që ata do të paguhen si të gjithë diplomatët, varësisht nga vendi ku shkojnë. Lista e këshilltarëve ekonomikë është zgjeruar me pesë persona më shumë. Tre prej tyre do të propozohen nga Ministria e Ekonomisë, e cila do të pasohet me një shpallje të brendshme në këtë ministri.

Të gjithë do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre sa i përket kërkesave në fushën e MPJ-së dhe ekonomisë. “Unë përmenda rëndësinë e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe përveç kësaj në Bruksel, natyrisht, duhet të jenë profesionistë që punojnë në atë temë në ekonomi dhe i kanë mbuluar këto organizata të rëndësishme deri më tani.”

Një këshilltar ekonomik gjithashtu do të dërgojë Ministria e Bujqësisë në selinë e Organizatës Botërore të Ushqimit në Romë.

Procedura tek ne është bërë, është zbatuar dhe përfunduar, dhe është zgjedhur Lidija Pop Andonova, ajo do të dërgohet, natyrisht koha se si do të shkojnë procedurat është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por besoj se së shpejti do të kemi një njeri që do të përfaqësojë veten pas 17 vitesh në një mision të tillë “.

Alsat kërkoi përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi koston e një diplomati të dërguar në një nga vendet ku planifikohet të dërgohen këshilltarët ekonomikë, por deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje. Këshilltarët ekonomikë do të kenë mandat prej një viti me mundësinë e zgjatjes, nëse pas analizës Ministria e Punëve të Jashtme përcakton se ata kanë punuar me sukses në vendin në të cilin janë dërguar.