Investitorët e huaj kërkojnë kushte më të mira

Investitorët e huaj kërkojnë kushte më të mira

Investitorët e huaj dhe biznesmenët vendas e kërkojnë modelin e duhur për përdorimin dhe monitorimin e ndihmës shtetërore, për kompanitë. Investitorët kërkojnë rregulla të qarta për kostot e tyre. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi, për ta është para shikueshmëria e klimës së biznesit në Maqedoni. E gjithë kjo duhet të vendoset në një dokument të veçantë, që të gjithë do ta respektojnë.

“Të merren parasysh vërejtjet tona, të vlerësohet ky dokument, në bazë vjetore ose sipas nevojës. Të mos jetë një dokument i vetëm, që vetëm do të qëndrojë, dhe do të jetë i njëjti përgjithmonë. Mendoj se është gjithmonë e mundur të përmirësohet dhe zgjerohet dokumenti në të ardhmen.”- deklaroi Viktor Mizo -Kryetar i Shoqatës së Kompanive me Prodhim të Avancuar Teknologjik.

Autoritetet thonë se janë vërejtur zona të caktuara ku rreziqet janë identifikuar tashmë. Ato mund të zvogëlohen në minimum, nëse kostot e shtetit për ndërtimin dhe prokurimin e pajisjeve për sallat e prodhimit mund të konfirmohen se janë reale, dhe në përputhje me çmimet dhe kushtet e tregut. Në këtë mënyrë, as investitorët dhe as arka e shtetit nuk do të dëmtohen.

“Si do ti monitorojmë marrëveshjet për dhënien e ndihmës shtetërore, a do të bëhet monitorimi nga institucionet shtetërore, a do ta bëjnë vetë investitorët, apo do të biem dakord që një kompani ndërkombëtare revizore të jetë e angazhuar nga Drejtoria, dhe e cila do të ndihmojë me ekspertizën e vet, kemi një pasqyrë shumë të qartë se sa investitorët kanë realizuar kosto”.

Despotovski pretendon se ai është në negociata me mbi 30 investitorë të huaj, disa janë të pranishëm në vend dhe disa planifikojnë të investojnë në Maqedoni. Sipas informacionit të tij, këto janë investime potenciale prej mbi 400 milion euro.