OEMVP kërkon masa konkrete nga Qeveria për zvogëlimin e dëmeve të pronarëve të bizneseve anëtare të OEMV

OEMVP kërkon masa konkrete nga Qeveria për zvogëlimin e dëmeve të pronarëve të bizneseve anëtare të OEMV

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke mbrojtur interesat e bizneseve, ka bërë vlerësimin e dëmeve në terren nga vërshimet në territorin e Hasanbegut dhe ka arritur në vlera preliminare të dëmeve të shkaktuara.

Lidhur me këtë temë, OEMVP do të propozojë masa konkrete që duhet të ndërmerren nga Qeveria për zvogëlimin e dëmeve të pronarëve të bizneseve anëtare të OEMVP-së.

"Me këtë rast sot ftojmë të gjithë mediat në konferencë për shtyp, e cila do të mbahet në hapësirat e OEMVP-së në katin e 5-të me fillim në ora 11:00", thuhet në kumtesën e Sektorit për Marrëdhënie me opinionin pranë OEMVP-së.