Nga mesnata benzina lirohet për 2 denar

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denar

Nga data 12.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë.

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 52,786 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,005%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 12.08.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.