Biznesmenët nuk janë të kënaqur me tarifat e paralajmëruara për kompanitë

Biznesmenët nuk janë të kënaqur me tarifat e paralajmëruara për kompanitë

Blloku i tarifave për energjinë e konsumuar në kompanitë, të cilat do të llogariteshin sipas parimit – kush shpenzon më shumë, paguan më shumë, nuk do të jenë të dobishme as për kompanitë dhe as për ekonominë. Ky është qëndrimi i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë. 

Kreu i kësaj shoqate biznesi, Mile Boshkov, për Alsat thotë se ka ardhur koha që shteti të marrë masa konkrete, sepse një numër i madh i kompanive të vogla dhe të mesme nuk do të mund të mbijetonin pa ndihmën e qeverisë.

“Duhet të shkojmë ato masa të shpejta, që mund të japin efekte të menjëhershme, mundësi për të përfshirë përllogaritjet për uljen e kostove të energjisë elektrike, në fushën e përjashtimeve nga taksat, në bllok dotacione të energjisë, lehtësimin e aktiviteteve në fushën e tregtimit të energjisë elektrike”, deklaroi Mile Boshkov, Kryetar i Konfederatës së Biznesit.

Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, në Magazinën Ekonomike, në Alsat deklaroi se janë duke u përgatitur edhe bllok tarifat për kompanitë. Në periudhën në vijim, ekspertët duhet të vendosin se sa tarifa të tilla do të jenë, në çfarë niveli do të jenë dhe me çfarë çmimi do të tarifohen.

“Ajo që është e rëndësishme dhe që dua të them ekskluzivisht në emisionin tuaj, se së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, teksa punuam për vendosjen e tarifave të bllokut për familjet, filluam analizat fillestare për mundësinë e futjes së blloqeve edhe për konsumatorët e vegjël. Qëllimi është zbutja e goditjes nga çmimet e larta”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Ndryshe, biznesi është në pritje të marrëveshjes ndërmjet grupeve punuese të Maqedonisë dhe Bullgarisë, për çmimin e rrymës, e cila do të importohej prej andej. Bullgaria është një eksportues i madh i energjisë elektrike, domethënë eksporton më shumë se sa konsumon vendi në një vit të tërë. Por, problemi tani për tani është çmimi. Rregullat evropiane thonë se rryma duhet të shitet në bursë, ku çmimi është rreth 400 euro për megavat orë, por biznesit në Maqedoni nuk i konvenon çmimi mbi 200 euro.