Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,20% % në raport me vendimin e datës 30.9.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje te benzina mesatarisht 0,973%, te nafta ka rritje mesatarisht 0,154 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 0,501 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 0,187 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,360%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 1,50 den/l.