EMV: Ngrohja në Shkup do të jetë e njëjtë për të gjithë konsumatorët

EMV: Ngrohja në Shkup do të jetë e njëjtë për të gjithë konsumatorët

SHA EMV informon opinionin se ka bërë ndryshime në sistemin e ngrohjes së qytetit të Shkupit në drejtim të standardizimit dhe unifikimit të ngrohjes, apo kushte të njëjta për të gjithë 62.000 konsumatorët - amvisëri, objekte afariste dhe institucione.

Ndryshimet, theksojnë nga SHA EMV, nënkuptojnë se një numër i caktuar i konsumatorëve të lidhur me EMV Energjetikë tani do të marrin ngrohje nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00, siç furnizohet i gjithë qyteti dhe me temperaturë mesatare ditore prej 20 deri në 21 gradë, siç shkruhet në rregullat e rrjetit të miratuar nga Komisioni Rregullator. Këta konsumatorë të Energjetikës deri tani kanë marrë ngrohje 24 orë në ditë.

"Nga 1 shkurti, 2.000 konsumatorë nga Energjetika, nga gjithsej 4.000 janë transferuar në rrjetin e EMV Furnizim (rrjeti kryesor i qytetit që furnizon Shkupin), ndërsa përgatitjet teknike do të bëhen për 2.000 të tjerë të cilët mbeten në Energejetikë në periudhën e ardhshme nga sezoni i ardhshëm i ngrohjes për të marrë ngrohje, si pjesa tjetër e qytetit. Pas ndryshimit, faturat në lagjen Autokomandë nuk do të rriten pasi u shfaqën spekulime, ndërsa deri në 45 për qind do të ulen faturat e shkollave, kopshteve, objekteve afariste dhe institucioneve të tjera", thuhet në njoftimin e sotëm nga SHA EMV.

Arsyeja e ndryshimeve të paraqitura është se EMV Energjetikë do t’i vendos jashtë përdorimit kaldajat e vjetra me avull që nuk kanë mundësi teknike të shuarjes gjatë ditës dhe prandaj ngrohja është shpërndarë 24 orë me konsum enorm të gazit.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.