Tryezë e rrumbullakët për konkurrecë më të madhe në kompanitë industriale

Tryezë e rrumbullakët për konkurrecë më të madhe në kompanitë industriale

Asociacioni energjetik i Maqedonisë (AEM) pranë Odës ekonomike të Maqedonisë në bashkëpunim me Projektet e USAID-it për menaxhment industrial sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë "Rritje e konkurrencës të kompanive industriale përmes përmirësimit të vazhdueshëm të menaxhimit me energjinë konsumatore".

Qëllimi kryesor i ngjarjes është që në një vend të tubohen të gjithë palët e interesuara nga sektori publik, privat dhe joqeveritar, para të cilëve do të prezantohen aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e Projektit të USAID-it.