Kovaçevski: Do t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore për të hequr taksën për transportin e gazit rus përmes Bullgarisë

Kovaçevski: Do t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore për të hequr taksën për transportin e gazit rus përmes Bullgarisë

Taksa për transportin e gazit rus përmes Bullgarisë në vlerë prej më shumë se 10 euro për megavat orë është e paligjshme, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se si shtet do të përdorim të gjitha mundësitë ligjore që kemi në dispozicion për heqjen e saj.

"Bëhet fjalë për një taksë të vendosur në mënyrë të paligjshme që duhet të hiqet ose të rritet kapaciteti i gazsjellësit ekzistues, gjë që do të mundësonte që vendi të furnizohet nga burime tjera. Ne do t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore që i jepen një shteti sovran si para BE-së ashtu edhe para institucioneve të tjera ndërkombëtare", tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeverinë e Serbisë së bashku me kryeministren serbe Ana Bërnabiq.

Theksoi se bëhet fjalë për një taksë të paligjshme që BE-ja e ka vendosur për transportin e gazit përmes Bullgarisë.

"Të gjithë duan të thonë se kjo është një taksë e vendosur nga Bullgaria. Kjo është e saktë. Por ne duhet të dimë që Bullgaria është anëtare e BE-së dhe nuk mund ajo mëngjesit që e vendos psh veton të jetë anëtare e BE-së, ndërsa pasdite të mos jetë anëtare dhe pastaj të vendos një taksë prej 10 euro për gazin që transportohet përmes Bullgarisë, saktëson Kovaçevski.

Ne, theksoi, këtë çështje ia kemi adresuar edhe BE-së edhe Bullgarisë dhe kemi biseduar edhe me Qeverinë bullgare.

Kryeministrja Bërnabiq tha se pajtohet me qëndrimin e Kovaçevskit dhe shtoi se pret mbështetje nga BE dhe mirëkuptim nga Bullgaria.

"Unë pajtohem me kolegun tim Kovaçevski në çdo gjë dhe sigurisht që do të punojmë së bashku për këtë. Gjithashtu, së shpejti, deri në fund të këtij viti, duhet të përfundojmë lidhjen shtesë të infrastrukturës së gazit me Bullgarinë, përkatësisht interkonektorin e gazit Nish - Dimitrovgrad për t'u kyçur në burime alternative të gazit. Parashikueshmëria është thelbësore gjatë planifikimit të politikës energjetike dhe kur planifikojmë investime në infrastrukturën energjetike, kështu që ne do ta trajtojmë këtë çështje së bashku. Siç tha Kovaçevski, sigurisht që presim mbështetje nga BE dhe mirëkuptim nga kolegët tanë në Bullgari, theksoi Bërnabiq.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.