Çmimet e naftës u rritën për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës në bursat botërore u rritën për të dytën javë me radhë, për shkak të sanksioneve të reja amerikane ndaj Iranit, por rritja plotësuese e vlerës së energjensit u kufizua për shkak të paralajmërimeve për prodhimin e rritur të naftës në SHBA.

Në Bursën e Londrës, çmimi i një bareli ishte 56,8 dollarë, që është për 2,3 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, ndërsa në Bursën e Nju-Jorkut rritja ishte 1,2 për qind në 53,83 dollarë për një barel.

Kjo rritje i referohet sanksioneve të cilat i vendosi SHBA-ja ndaj 13 individëve dhe 12 kompanive nga Irani, për shkak të testimit të raketave balistike. Në dobi të kësaj shkon edhe zvogëlimi i prodhimit të kompanive ruse në pajtim me marrëveshjen me Organizatën e vendeve eksportuese të naftës (OPEK).

Për muajin e kaluar, vlerësohet se prodhimi i naftës në korniza botërore është zvogëluar për 1,4 milionë barelë, ndërsa parashihet se deri nga mesi i këtij viti të jetë 1,8 milionë barelë në ditë. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se ky trend mund të anulohet shpejt, duke e pasur parasysh prodhimin e rritur në SHBA.

Duke i pasur parasysh rrethanat momentale, analistët vlerësojnë se çmimet e naftës në periudhën e ardhshme do të lëvizin midis 50 dhe 60 dollarë për barel.