Më të larta çmimet e prodhuesve të produkteve industriale

Më të larta çmimet e prodhuesve të produkteve industriale

Çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në janar të këtij viti janë më të larta për 0,4 për qind në nivel mujor, ndërsa për 3,1 për qind në nivel vjetor, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në janar të këtij 2017, në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale, janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 5,7 për qind, në sektorin Industria përpunuese janë të pandryshuara, ndërsa janë më të larta në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 0,7 për qind.

Në janar të vitit 2017, në krahasim me janarin e vitit 2016, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrjen e gurëve për 18,3 për qind, në sektorin Industri përpunuese për 2,2 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim janë më të ulëta për 0,3 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në janar të vitit 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja janë më të larta për 1,4 për qind në nivel mujor, ndërsa për 7,9 për qind në nivel vjetor.

Në janar të vitit 2017, në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, çmimet e shitjes të prodhuesve të produketeve industriale në tregje të huaja janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 9,1 për qind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese për 0,4 për qind.

Në janar të vitit 2017, në krahasim me janarin e vitit 2016, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrjen e gurëve për 23,8 për qind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese për 6,2 për qind.