Kuçi: Bursë për energji për transparencë dhe konkurrencë

Kuçi: Bursë për energji për transparencë dhe konkurrencë

Shqyrtimi i të gjitha obsioneve të mundshme për formim të bursës së energjisë në vend, është qëllimi i punëtorisë me temë "Vendosja e tregut të organizuar të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë" që sot u mbajt në Shkup në organizim të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" dhe TEMA Konsalting Grup.

Punëtoria, e cila u mbajt në kuadër të projektit "Ndihma teknike për vendosje të kornizës institucionale për bursë nacionale/rajonale të energjisë elektrike", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë e hapi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi i cili porositi se tema është me rëndësi esenciale për zhvillimin e sektorit energjetik në shtet dhe shtoi se nga punëtoria duhet të dalin zgjidhjet më të mira të mundshme për treg nacional energjetik dhe tregjet në vendet e Evropës Juglindore.

"Një nga prioritetet e Qeverisë është integrimi i sektorit energjetik të Republikës së Maqedonisë në tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë elektrike dhje gazit natyror me ndërtimin e konektimeve të reja dhe me harmonizimin e legjislaturës me rregullativë të përhershme juridike të Bashkimit Evropian për energji, mjedis jetësor dhe konkurrencë. Bursa për energji paraqet platformë publike bashkëkohore, përmes së cilës mundësohet tregtimi me energji, përkatësisht platformë për ofertë dhe kërkesë të energjisë. Qëllimi i saj kryesor është shitblerja transparente e energjisë, konkurrenca më e madhe e tregut, me ç'rast mundësohet që kompanitë lokale dhe rajonale në mënyrë efikase të tregtojnë me energji elektrike, përmes përcaktimit të indeksit të besueshëm dhe transparent të çmimit të energjisë elektrike", tha Kuçi.

Sipas minsitrit të Ekonomisë, hapat e vazhdueshëm reformues në energjetikë dalin apo janë pjesë e politikave dhe nismave më të gjera, siç janë Marrëveshja për themelim të Komunitetit energjetik, Nisma për Ballkanin Perëndimor 6, në pajtim të së cilës Republika e Maqedonisë iu qas nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor për zhvillim të ttregut rajonal të energjisë elektrike dhe vendosjes së kornizës për bashkëpunim të ardhshëm, si dhe Memorandumit për mirëkuptim të vendeve nga Ballkani Perëndimor për bashkim të tregjeve.

Ai informoi se në praktikën e deritanishme, Maqedonia ka vendosur marrëveshje bilaterale për shitblerje të energjisë elektrike, me të cilat kontraktohen sasitë e nevojshme, saktësisht të definuara, në pajtim me nevojat dhe prodhimet e pjesëmarrësve të tregut.